Ka ndodhur

Largohet zjarri nga Llogaraja; Ministria e Mbrojtjes:Janë hapur vatra të reja

Ministria e Mbrojtjes informon mbi situatën e zjarreve ditën e sotme në gjithë territorin e Shqipërisë.
Sipas informacioneve zyrtare Llogaraja nuk është më e rrezikuar. Vatra të reja ndërkohë janë shfaqur në Leshnjë të Korçës, Qafën e Tërkuzit në Mal të Zi afër kufirit me Shqipërinë në Shetaj të Durrësit, Guri i Nikës në Pogradec dhe Fanjë të Prrenjasit. Ndërkohë në Qafën e Kumbullës, Krushovë të Voskopojës, Corrush të Mallakastrës, Bogë të Shkodrës, Parkun e Tomorit në Berat dhe në Lukan të Dibrës zjarret ose janë shuar plotësisht ose janë drejt shuarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë