Ministria e Mbrojtjes informon mbi situatën e zjarreve ditën e sotme në gjithë territorin e Shqipërisë.
Sipas informacioneve zyrtare Llogaraja nuk është më e rrezikuar. Vatra të reja ndërkohë janë shfaqur në Leshnjë të Korçës, Qafën e Tërkuzit në Mal të Zi afër kufirit me Shqipërinë në Shetaj të Durrësit, Guri i Nikës në Pogradec dhe Fanjë të Prrenjasit. Ndërkohë në Qafën e Kumbullës, Krushovë të Voskopojës, Corrush të Mallakastrës, Bogë të Shkodrës, Parkun e Tomorit në Berat dhe në Lukan të Dibrës zjarret ose janë shuar plotësisht ose janë drejt shuarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje