Kilië Mbape nuk largohet nga Parisi. E ka njoftuar bosi i skuadrës së PSG-së, Naser Al Khelaifi, gjatë prezantimit të Lionel Mesit.
“Mbape është lojtar i PSG-së. Ai e ka thënë edhe publikisht që nuk dëshiron të largohet nga skuadra. Ne e dimë të ardhmen e tij dhe e ka pranuar vetë që do të qëndrojë. Ka thënë se donte një skuadër kompetitive dhe fituese, por nuk mund të ketë më kompetitive sesa PSG në këto momente. Tani nuk ka më justifikime që të bëjë gjë tjetër, përveçse të qëndrojë këtu. Parisi ka mentalitet fituesi dhe ai është lojtari ynë”, tha Al Khelaifi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje