Futboll

Naser Al Khelaifi: Mbape nuk ikën, nuk ka skuadër më kompetitive sesa PSG

Kilië Mbape nuk largohet nga Parisi. E ka njoftuar bosi i skuadrës së PSG-së, Naser Al Khelaifi, gjatë prezantimit të Lionel Mesit.

“Mbape është lojtar i PSG-së. Ai e ka thënë edhe publikisht që nuk dëshiron të largohet nga skuadra. Ne e dimë të ardhmen e tij dhe e ka pranuar vetë që do të qëndrojë. Ka thënë se donte një skuadër kompetitive dhe fituese, por nuk mund të ketë më kompetitive sesa PSG në këto momente. Tani nuk ka më justifikime që të bëjë gjë tjetër, përveçse të qëndrojë këtu. Parisi ka mentalitet fituesi dhe ai është lojtari ynë”, tha  Al Khelaifi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë