“Ne do ta mbrojmë Hungarinë nga kriza e emigrantëve” tha kryeministri hungarez, Viktor Orban, duke folur për emigrantët nga Afganistani, në një intervistë për një radio, të publikuar në faqen e tij në Facebook.
Sipas Orban, refugjatët duhet të parandalohen dhe të largohen nga rajoni.
“Ngjarjet në Afganistan janë dramatike, por ne nuk duhet të përsërisim gabimet e vitit 2015. Njerëzit që largohen nga vendi duhet të ndihmohen nga shtetet fqinje.
BE -ja duhet të mbrojë kufijtë e saj të jashtëm dhe të luftojë emigracionin ilegal dhe trafikantët e qenieve njerëzore ”, shkroi kancelari austriak Sebastian Kurz në Twitter.
“Austria – shton ai – ka mirëpritur 44 mijë afganë. Ne kemi një nga komunitetet më të mëdha afgane për frymë në botë, pas Iranit, Pakistanit dhe Suedisë. Ka ende probleme të mëdha me integrimin dhe prandaj ne jemi kundër shtimit të refugjatëve të tjerë”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje