Bota

Orban dhe Kurz kundër strehimit të emigrantëve afganë

“Ne do ta mbrojmë Hungarinë nga kriza e emigrantëve” tha  kryeministri hungarez, Viktor Orban, duke folur për emigrantët nga Afganistani, në një intervistë për një radio, të publikuar në faqen e tij në Facebook.

Sipas Orban, refugjatët duhet të parandalohen dhe të largohen nga rajoni.

“Ngjarjet në Afganistan janë dramatike, por ne nuk duhet të përsërisim gabimet e vitit 2015. Njerëzit që largohen nga vendi duhet të ndihmohen nga shtetet fqinje.

  BE -ja duhet të mbrojë kufijtë e saj të jashtëm dhe të luftojë emigracionin ilegal dhe trafikantët e qenieve njerëzore ”, shkroi kancelari austriak Sebastian Kurz në Twitter.

  “Austria – shton ai – ka mirëpritur 44 mijë afganë. Ne kemi një nga komunitetet më të mëdha afgane për frymë në botë, pas Iranit, Pakistanit dhe Suedisë. Ka ende probleme të mëdha me integrimin dhe prandaj ne jemi kundër shtimit të refugjatëve të tjerë”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë