Futboll

Tirana shet një tjetër “xhevahir”, Jurgen Çelhaka bashkohet me Muçin në Poloni

Një tjetër futbollist i Tiranës do të kalojë në kampionatin polak dhe konkretisht te skuadra më e madhe e tij, Legia e Varshavës. Ernest Muçit do t’i bashkohet shumë shpejt ish-shoku i tij i skuadrës, Jurgen Çelhaka, i cili do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me Legian.

Tirana dhe Legia kanë rënë dakord për gjithçka. Shitja e mesfushorit 20-vjeçar, i dalë nga ekipet zinxhir, do të sjellë në arkat e Tiranës rreth 250 mijë euro. Klubi polak, i kënaqur me paraqitjen e Muçit të blerë pikërisht nga Tirana, ka vendosur të investojë edhe për Çelhakën, duke e konsideruar një lojtar me një të ardhme të sigurt.

Jurgen Çelhaka feston me trofeun e kampionit. Gazeta Si, 26 gusht 2021

Jurgen Çelhaka ka spikatur te Tirana sezonet e fundit, duke qenë një titullar shumë i rëndësishëm në mesfushë. Forma e tij e mirë nuk u ka shpëtuar menaxherëve dhe interesimi për talentin e Tiranës ka qenë i madh kohët e fundit, nga shumë kampionate të tjera të huaja. Me sa duket, Legia ka qenë më konkrete dhe ka lëvizur shpejt për të siguruar një tjetër talent shqiptar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë