Futboll

Mendes tenton të çojë Ronaldon te Siti, 25 milionë nuk e bindin Juventusin

Nuk zgjati më shumë se 18 orë misioni torinez i Jorge Mendesit, agjentit të Kristiano Ronaldos. Pas takimit me drejtuesit e Juventusit, portugezi është larguar me një avion privat dhe tashmë është në kontakte të vazhdueshme me Mançester Sitin, duke synuar përcaktimin e një oferte konkrete të klubit anglez për Ronaldon.

Objektivi i Mendesit është që në zyrat e Juventusit të mbërrijë sa më shpejt një ofertë prej 25 milionë eurosh për të lënë të lirë Kristiano Ronaldon. Pas takimit me Arrivabene, Nedved dhe Kerubini, agjenti e ka të qartë se bisedimet duhen mbyllur me shpejtësi, në të kundërt Ronaldo nuk do të shitet.

Juventusi ndërkohë kërkon të paktën 30 milionë euro për Ronaldon. Guardiola ka hequr nga merkatoja brazilianin Gabriel Jesus, një objektiv i Alegrit. Dhe kjo lëvizje mund të ndikojë në këtë histori, sepse klubi italian nuk e ka të lehtë të gjejë një zëvendësues, nëse Ronaldo ndërron fanellë.

Për momentin Juventusi mbetet në pritje. Koha është shumë e kufizuar dhe Mendes duhet të nxitojë për të mbyllur marrëveshjen sa më parë, duke bindur Sitin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë