I ftuar special në shortin e Ligës së Konferencës, Lorik Cana, ish-kapiteni i Kombëtares, është zgjedhur edhe ambasadori i finales së kompeticionit të tretë që UEFA ka shtuar këtë edicion. Finale historike që do tëzhvillohet më 25 maj 2022 në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”.

Gjatë hedhjes së shortit, në një bisedë të shkurtër me prezantuesit e ceremonisë, Cana ka folur pak për karrierën e tij dhe pastaj është shprehur me superlativa për stadiumin tonë të ri. “Është një stadium shumë modern, i ri, në qendër të qytetit. Një nga stadiumet më të reja në Europë. Jam i sigurt se do të jemi pritës të shkëlqyer të finales dhe njerëzit që do të vijnë për ta parë atë do të shijojnë vendin tonë të bukur, Shqipërinë”, – ka thënë Cana mes të tjerash.

Në kompeticionin më të ri të UEFA-s marrin pjesë edhe disa skuadra me emër. Roma e Marash Kumbullës ka rënë në Grupin C, ku kundërshtarë ka ukrainasit e Zorias, CSKA-në e Sofies dehe norvegjezët e Bodo Glimt. Bazeli i Xhakës ka rënë në Grupin H, kurse PAOK-u i Mario Mitajt në Grupin F.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje