Futboll

Ambasadori i finales, Cana reklamon “Air Albania”-n në shortin e Ligës së Konferencës

I ftuar special në shortin e Ligës së Konferencës, Lorik Cana, ish-kapiteni i Kombëtares, është zgjedhur edhe ambasadori i finales së kompeticionit të tretë që UEFA ka shtuar këtë edicion. Finale historike që do tëzhvillohet më 25 maj 2022 në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”.

Lorik Cana gjate hedhjes se shortit. Gazeta Si, 27 gusht 2021

Gjatë hedhjes së shortit, në një bisedë të shkurtër me prezantuesit e ceremonisë, Cana ka folur pak për karrierën e tij dhe pastaj është shprehur me superlativa për stadiumin tonë të ri. “Është një stadium shumë modern, i ri, në qendër të qytetit. Një nga stadiumet më të reja në Europë. Jam i sigurt se do të jemi pritës të shkëlqyer të finales dhe njerëzit që do të vijnë për ta parë atë do të shijojnë vendin tonë të bukur, Shqipërinë”, – ka thënë Cana mes të tjerash.

Grupet e Liges se Konferences. Gazeta Si, 27 gusht 2021

Në kompeticionin më të ri të UEFA-s marrin pjesë edhe disa skuadra me emër. Roma e Marash Kumbullës ka rënë në Grupin C, ku kundërshtarë ka ukrainasit e Zorias, CSKA-në e Sofies dehe norvegjezët e Bodo Glimt. Bazeli i Xhakës ka rënë në Grupin H, kurse PAOK-u i Mario Mitajt në Grupin F.

Presidenti i UEFA-s, Ceferin, me trofeun e Liges se Konferences. Gazeta Si, 27 gusht 2021

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë