Futboll

“Skuadër e shkatërruar”, ultrasit e Juventusit kontestojnë drejtuesit dhe klubin

Dy banderola me firmën e “Viking”, një nga tifo-grupet ultras të Juventusit, janë shpalosur jashtë “Allianz Stadium”, një për të kontestuar punën e klubit në merkato dhe një tjetër që ka të bëjë me luftën e brendshme mes grupeve të tifozërisë.

Banderola e parë i drejtohet direkt presidentit Anjeli (dhe Alberto Pairetos, drejtues i Juventusit, përgjegjës për raportet me tifozët). Kjo banderolë konteston fuqishëm mëkaton e klubit bardhezi gjatë verës, shitjen e Kristiano Ronaldos dhe blerjen e Kaio Jorges dhe Lokatelit. “Skuadër e shkatërruar dhe një stadium si sallon. Anjeli dhe Paireto, shkatërrimi perfekt”, – shkruhet në banderolë.

Banderola e dytë lidhet me luftën mes tifozërisë së organizuar të Juventusit, nuk ka fare të bëjë me fushën. Por pikërisht nga fusha dhe konkretisht nga ndeshja e radhës me Napolin, tifozët presin reagimin e skuadrës së Alegrit. Priten përgjigje pas trendit negativ të fillimit të kampionatit, ku Juventusi ka vetëm një pikë në klasifikim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë