Një burrë nga Vietnami është dënuar me pesë vjet burg për shkeljen e rregullave të Covid-19 dhe përhapjen e virusit. Gjykata e lartë vietnameze e shpalli Le Van Tri fajtor për “transmetimin e sëmundjeve infektive të rrezikshme” tek tetë persona, njëri prej të cilëve vdiq.
Deri kohët e fundit Vietnami kishte qenë kryesisht i suksesshëm në mbajtjen e Covid-19 jashtë me kufizime të rrepta. Por infeksionet janë rritur që nga qershori, me një valë infektimesh të nxitur nga varianti më ngjitës Delta.
Vendi ka rregjistruar deri në 13,300 vdekje, shumë prej të cilave kanë ndodhur muajt e fundit. Shumë prej tyre janë gjetur në qytetin Ho Chi Minh.
Në fillim të korrikut, 28 vjecari Tri, kishte udhëtuar me motor nga qyteti Ho Chi Minh në provincën e tij të lindjes Ca Mau në jug të vendit. Atje u zbulua se ai kishte gënjyer në një formular deklarate shëndetësore i cili tregonte për udhëtiminin e fundit dhe gjithashtu nuk kishte respektuar rregullat e izolimit. Autoritetet lokale në atë kohë e kishin bërë të detyrueshme që kushdo që udhëtonte nga provincat e tjera në Ca Mau duhej të izolohej menjëherë për 21 ditë. Tri më vonë u testua pozitiv për Covid-19 dhe u zbulua se e kishte transmetuar virusin tek anëtarët e familjes së tij, si dhe personelin në një qendër shëndetësore të cilën ai e vizitoi. Tri u dënua me burg në fund gjygjit një ditor dhe gjithashtu u gjobit me një vlerë prej 880 dollarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje