Bota

Vietnam: Burri merr pesë vjet burg për përhapjen e Covid

Një burrë  nga Vietnami është dënuar me pesë vjet burg për shkeljen e rregullave të Covid-19 dhe përhapjen e virusit. Gjykata e lartë vietnameze e shpalli Le Van Tri fajtor për “transmetimin e sëmundjeve infektive të rrezikshme” tek tetë persona, njëri prej të cilëve vdiq.

Deri kohët e fundit Vietnami kishte qenë kryesisht i suksesshëm në mbajtjen e Covid-19 jashtë me kufizime të rrepta. Por infeksionet janë rritur që nga qershori, me një valë infektimesh të nxitur nga varianti më ngjitës Delta.

Vendi ka rregjistruar deri në  13,300 vdekje, shumë prej të cilave kanë ndodhur muajt e fundit. Shumë prej tyre janë gjetur në qytetin Ho Chi Minh.

Në fillim të korrikut, 28 vjecari Tri, kishte udhëtuar me motor nga qyteti Ho Chi Minh në provincën e tij të lindjes Ca Mau në jug të vendit. Atje u zbulua se ai  kishte gënjyer në një formular deklarate shëndetësore i cili tregonte për udhëtiminin e fundit dhe gjithashtu nuk kishte respektuar rregullat e izolimit. Autoritetet lokale në atë kohë e kishin bërë të detyrueshme që kushdo që udhëtonte nga provincat e tjera në Ca Mau duhej të izolohej menjëherë për 21 ditë. Tri më vonë u testua pozitiv për Covid-19 dhe u zbulua se e kishte transmetuar virusin tek anëtarët e familjes së tij, si dhe personelin në një qendër shëndetësore të cilën ai e vizitoi. Tri u dënua me burg në fund gjygjit një ditor dhe gjithashtu u gjobit me një vlerë prej 880 dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë