Futboll

Panik te Gjermania, avioni pëson defekt dhe bën ulje të detyruar në Edinburg

Siguria para të gjithave. Kombëtarja e Gjermanisë, pas fitores së bukur në fushën e Islandës, me rezultatin 0-4, ka përjetuar momente paniku, pasi avioni me të cilin udhëtonte është detyruar të bëjë një ulje emergjence.

Nga mesazhet e publikuara nga lojtarët, por edhe federata gjermane, kuptohet se problemi ka qenë vërtet i rëndësishëm dhe avioni ka bërë një ulje të detyruar në Edinburg. Në profilin Tuiter të kombëtares gjermane janë bërë postime të shpeshta për azhurnimin e situatës.

“Siguria është e para, një ndalesë për siguri në Edinburg, nga ku mund të bëhen fluturime individuale vajtje-ardhje. Ne jemi mirë dhe teknikët po punojmë për të rregulluar defektin”, – shkruhej në një postim për të qetësuar familjarët e delegacionit gjerman.

Një natë turbulluese për gjermanët, që edhe sot në mëngjes kanë qenë në pritje. Prova është filxhani i kafes i postuar në Tuiterin e federatës gjermane të futbollit: “Momenti për një tjetër kafe. Këtu gjithçka është e qetë dhe të gjithë janë profesionistë. Jemi në avion dhe duhet të kemi edhe pak durim”.

Nuk është ende e qartë se për çfarë lloj defekti bëhet fjalë, por e rëndësishme është që të gjithë janë mirë dhe së shpejti lojtarët mund të kthehen në qytetet e tyre për të qenë në dispozicion të klubeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë