Politike

Basha mbledh kryetarët e degëve për Berishën, Xhaferri: U shmang kostoja afatgjatë për PD

Një ditë pasi Sali Berisha paralajmëroi se do të fillojë kontaktet  me bazën mbi vendimin e Lulzim Bashës, ky i fundit ka mbledhur drejtuesit e PD-së nëpër dege për kërkuar unifikim të strukturave.

Pas një mbledhje më shumë se një orë, kryetari i PD-së së Durrësit, Ferdinand Xhaferri ishte caktuar të fliste para medias.

Për një vendim që, sipas tij, ishte i duhuri i marrë nga Basha.

Ferdinand Xhaferri tha shkurt për mediat se vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi shmangu një vendim me pasoja që mund të ishte për PD-në.  

“Është vendimi më i vështirë i kësaj partie. Cfarëdo lloj vendimi do të kishte kostot e veta. Edhe vendimi për mos vendim do të kishte kosto. Vendimi u mor në limite kohore. Është një nga vendimet që merr parasysh eliminimin e kostove afatgjata të Partisë Demokratike që do të thotë vazhdimin për një kohë të gjatë të kësaj qeverisjeje,” tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë