Një ditë pasi Sali Berisha paralajmëroi se do të fillojë kontaktet me bazën mbi vendimin e Lulzim Bashës, ky i fundit ka mbledhur drejtuesit e PD-së nëpër dege për kërkuar unifikim të strukturave.
Pas një mbledhje më shumë se një orë, kryetari i PD-së së Durrësit, Ferdinand Xhaferri ishte caktuar të fliste para medias.
Për një vendim që, sipas tij, ishte i duhuri i marrë nga Basha.
Ferdinand Xhaferri tha shkurt për mediat se vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi shmangu një vendim me pasoja që mund të ishte për PD-në.
“Është vendimi më i vështirë i kësaj partie. Cfarëdo lloj vendimi do të kishte kostot e veta. Edhe vendimi për mos vendim do të kishte kosto. Vendimi u mor në limite kohore. Është një nga vendimet që merr parasysh eliminimin e kostove afatgjata të Partisë Demokratike që do të thotë vazhdimin për një kohë të gjatë të kësaj qeverisjeje,” tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje