Bota

Papa vizitë në Budapest, Orban: Mos lejoni që Hungaria e krishterë të humbasë

Papa Françesku u takua këtë të diel me kryeministrin Viktor Orban dhe Presidentin e Republikës së Hungarisë, Janos Ader, në Muzeun e Arteve të Bukura në Budapest. Mësohet se takimi ka zgjatur rreth 40 minuta. Udhëtimi në Hungari është i pari i Papës pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Takimi i Atit të Shenjtë në Budapest, “u zhvillua sipas programit të planifikuar, në një atmosferë të përzemërt”, raporton Zyra e Shtypit në Vatikan.

Gjithashtu të pranishëm, me Papën, ishin kardinali Pietro Parolin, Sekretar Shteti. Ndër temat e ndryshme të trajtuara, ishin “roli i Kishës në vend, angazhimi për të mbrojtur mjedisin, mbrojtjen dhe promovimin e familjes”.

Papa Françesku gjithashtu donte të bënte një shaka në udhëtimin e tij të parë pas operacionit: “Më falni që kam mbajtur fjalimin ulur. Unë nuk jam 15 vjeç”.

Gjatë takimit me Këshillin Ekumenik të Kishave dhe disa bashkësi hebraike, Ati i Shenjtë u kthye për të trajtuar temën e antisemitizmit, që “është një problem që duhet të shuhet”.

Pas takimit me Papën, kryeministro Orban shkroi në Twitter se i kishte kërkuar Françeskut “të mos lejonte që Hungaria e krishterë të humbasë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë