Politike

Nishani i bashkohet Berishës në takimet me bazën dhe ka dy kërkesa për Bashën

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të marrë pjesë në takimin e paralajmëruar të Sali Berishës të enjten mbasdite në Hotel “Rogner”.

 “Bashkohem me demokratët e ndershëm e të vërtetë Sot në Rogner, në 18:00 ! Për një PD të Bashkuar, të Fortë e Fituese ! Jo më PD, Peng i regjimit të korruptuar majtist!”, shkruan Nishani në Facebook.

Më herët, Nishani kishte kërkuar nga PD që të paraqiste në Kuvend   dy projekt-ligje;  Draftin për vetingun e politikanëve dhe konfiskimin e çdo pasurie të pajustifikuar prej tyre si dhe një projektligj për detyrimin e çdo deputeti, ministri, drejtuesi të institucioneve kushtetuese për të bërë publike deklaratën e pastërtisë së figurës marrë prej Komisionit të shqyrtimit të dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.

“Opozita nuk i ka votat e mjaftueshme për ti miratuar e vetme ato ligje.

Por opozita mundet të kondicionojë çdo angazhim të saj në legjislacionin që kërkon edhe votat e saja, vetëm pas miratimit të këtyre ligjeve prej Parlamentit.

Opozita mundet ti ketë në agjendën e diskutimit të saj në çdo seancë parlamentare këto ligje themelore për kurimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri”, shkruan Nishani, duke nënvizuar se “nëse opozita nuk i ndërmerr këto hapa, ajo mbetet një fasadë e shëmtuar e regjimit të masakrës elektorale”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë