Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të marrë pjesë në takimin e paralajmëruar të Sali Berishës të enjten mbasdite në Hotel “Rogner”.
“Bashkohem me demokratët e ndershëm e të vërtetë Sot në Rogner, në 18:00 ! Për një PD të Bashkuar, të Fortë e Fituese ! Jo më PD, Peng i regjimit të korruptuar majtist!”, shkruan Nishani në Facebook.
Më herët, Nishani kishte kërkuar nga PD që të paraqiste në Kuvend dy projekt-ligje; Draftin për vetingun e politikanëve dhe konfiskimin e çdo pasurie të pajustifikuar prej tyre si dhe një projektligj për detyrimin e çdo deputeti, ministri, drejtuesi të institucioneve kushtetuese për të bërë publike deklaratën e pastërtisë së figurës marrë prej Komisionit të shqyrtimit të dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.
“Opozita nuk i ka votat e mjaftueshme për ti miratuar e vetme ato ligje.
Por opozita mundet të kondicionojë çdo angazhim të saj në legjislacionin që kërkon edhe votat e saja, vetëm pas miratimit të këtyre ligjeve prej Parlamentit.
Opozita mundet ti ketë në agjendën e diskutimit të saj në çdo seancë parlamentare këto ligje themelore për kurimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri”, shkruan Nishani, duke nënvizuar se “nëse opozita nuk i ndërmerr këto hapa, ajo mbetet një fasadë e shëmtuar e regjimit të masakrës elektorale”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje