Politike

“Berisha po harrohej, tani e kthyen në mit”, Dashamir Shehi kritikon Bashën për mënyrën si e përjashtoi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha gjatë emisionit “Opinion” se Lulzim Basha duhet të kishte gjetur një mënyrë tjetër për marrjen e vendimit në raport me Berishën.

“Unë jam i bindur që do të kisha gjetur një shteg, ti ke burrninë me u përplas me atë që ke përpara, mos u fshi.  Filozofia bazë sipas mendimit tim është se ato negociojnë me fitimtarët. Psh, unë kam dalë dreka dhe darka dhe kur vinte puna fitonte Berisha. Merreshin me atë pastaj dhe jo me mua…

Nuk do vinte puna për votim (për Berishën), sepse do bindje ata njerëz që vendosin në parti, do bindje edhe atë vetë që shtegu më i mirë për të dalë nga kjo situate është ky”, tha Dashamir Shehi.

Kreu i LZHK-së tha se Berisha ishte duke u harruar, por mënyra se si u veprua ndaj tij e ktheu atë në mit.

“I thashë ju e mitizuat Berishën, e betë hero. E nxorët nga historia normale dhe u bë mit. Berisha po harroheshe në një farë mënyre. Këta e mitizuan dhe tani na është krijuar një ide që Berisha dhe Luli, po nuk janë këta s’ka opozitë. Do ketë opozitë, janë me mijëra djem e vajza të rinj, ndoshta edhe opozitë më të mirë”.

Shehi foli për një situatë të krijuar rreth këtij debati gjatë seancës parlamentare të së enjtes: “Nja dy deputetë sot sa nuk qanë. Ore ca na ndodhi? Ca ka ndodh mo, po vritet njeri. Jo! Jemi në një situatë që po flasim si njerëz”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë