Politike

Ursula von der Leyen, të martën në Tiranë, takime të veçanta me Ramën dhe Metën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vizitojë të martën Shqipërinë, në kuadër të një turi disa ditor që do të zhvillojë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Mezi pres të mirëpres Presidenten Ursula von der Leyen! Përpara Samitit Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor më 6 tetor. Presidentja do të vizitojë rajonin këtë javë, duke filluar udhëtimin e saj nga Tirana nesër në mëngjes. Ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta.

Më pas, ajo do të marrë pjesë, së bashku me Kryeministrin, në përurimin e “Shkollës Korb Muça dhe Kopshtit Europa”, të cilat janë ndërtuar me fondet e BE-së në kuadër të  programit EU4School pas tërmetit shkatërrues të Nëntorit 2019”, shkruan në Twitter Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë