Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vizitojë të martën Shqipërinë, në kuadër të një turi disa ditor që do të zhvillojë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Mezi pres të mirëpres Presidenten Ursula von der Leyen! Përpara Samitit Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor më 6 tetor. Presidentja do të vizitojë rajonin këtë javë, duke filluar udhëtimin e saj nga Tirana nesër në mëngjes. Ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta.
Më pas, ajo do të marrë pjesë, së bashku me Kryeministrin, në përurimin e “Shkollës Korb Muça dhe Kopshtit Europa”, të cilat janë ndërtuar me fondet e BE-së në kuadër të programit EU4School pas tërmetit shkatërrues të Nëntorit 2019”, shkruan në Twitter Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje