Politike

Vrasja e policit në Lezhë, PD: Ngjarje e paralajmëruar! Ky është modeli “Rama”

Partia Demokratike thotë se vrasja e policit Saimir Hoxha në ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të martë në Lezhë është një ngjarje e paralajmëruar prej kohësh.

“Është një tragjedi e paralajmëruar, sepse prej vitesh punonjësit e policisë që shërbejnë me ndershmëri në mbrojtje të rendit dhe sigurisë janë braktisur nga shteti i gjunjëzuar përpara krimit, i cili është në revansh për shkak të modelit të bashkëpunimit me krimin të frymëzuar nga ky regjim i korruptuar”, deklaroi nënkryetari i PD, Enkelejd Alibea.

Sipas PD, “Shqipëria e sunduar nga Edi Rama është kthyer në vendin kryesor të prodhimit të kanabisit në Europë, pasojat e këtij vullneti të mbrapshtë politik janë shkatërruese për shoqërinë dhe institucionet tona”.

Alibeaj thotë se ky është modeli i ngritur nga Edi Rama dhe zgjidhje për rikthimin e rendit dhe sigurisë sheh vetëm ndarjen përfundimtare të politikës nga krimi dhe ndëshkimi i modelit “Rama”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë