Politike

Lëvizja ‘iDE’, Patozi: S’mjafton vetëm ideja. Sot në PD zihen vetëm për Berishën dhe Bashën

Ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi sheh pak hapësirë në PD për lëvizje të re politike.

I pyetur nga Gazetasi.al mbi iniciativën e Fatbardh Kadillit, Patozi, për të shkuar deri tek përgjigja, shtjellon fillimisht situatën në parti.   

“Në PD janë dy grupime që po zihen. Njëra palë thotë që kjo parti i takon Sali Berishës, kurse pala tjetër mendon që kjo parti i përket atij që ka vulën e kryetarit. Për kaq po zihen.

Ndërkohë njerëzit që kanë një ide tjetër nuk është  domosdoshmërisht që këtë ide ta ngjizin patjetër në PD për sa kohë që PD-ja nuk jep asnjë shenjë reflektimi.

Nuk do ide të reja PD-ja, nuk do model të ri. Gjithë problemi është që Sali Berisha dhe Lulzim Basha i thonë shqiptarëve që ka dy rrugë; ose do zgjidhni Edi Ramën ose do na zgjidhni ne…”   

Sipas tij, një model të ri politik mund ta zhvillosh edhe jashtë PD-së.

“Opozita është një gjë shumë më e madhe se PD-ja.

Unë uroj që të kenë shumë sukses, por nuk ka për të pasur sepse të dyja kampet po zihen se kush e ka kryetarin më të mirë dhe çdo gjë tjetër që lind aty shikohet me skepticizëm sepse nuk mjafton vetëm ideja, por edhe aktivizmi politik. Duhet të përfaqësosh një fluks të caktuar…”, thotë Patozi.

Mbi të gjitha, sipas tij, rëndësi duhet të ketë qëllimi; A ka shanse që kjo lëvizje të fitojë apo jo?


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë