Politike

Dokumenti/ Mblidhen firmat e para për Kuvendin Kombëtar: Synohet shkarkimi i Bashës

Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi se të premten do të jetë në Shkodër në takimin e radhës me qëllim “një PD më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”

Ndërkohë, ashtu siç lajmëroi edhe në takimin e Durrësit, Berisha ka filluar të mbledhë firmat për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar.

Në bazë të statutit voliten 1500 firma ndërsa është e paqartë nëse Kuvendi mund të mblidhet me aq apo duhet kuorum, që do të thotë 50+1 të numrit të gjithë delegatëve që PD-ja numëron plot 7500.

Në dokumentin që po qarkullon prej dy ditësh mes delegatësh, janë propozuar katër pika që duhen diskutuar që në thelb konsistojnë në largimin e Bashës sa kohe që pjesë e diskutimit është vendimi i tij dhe ndryshimet ne statut do të kenë këtë qëllim, nëse do t’i referohemi deklaratës së Berishës mbajtur një ditë më parë në Durrës.

“Kuvendi që do të mbledhim do të sanksionojë se kurrë një kryetar nuk mund të grabisë pushtetin e forumeve që ju i keni votuar dhe që në momentin e pare që ai e bën atë, ai automatikisht nuk është më kryetar… Nëse ti nuk pyet për ligjin, për forumet, për anëtarësinë ti automatikisht nuk je më kryetar i kësaj force politike, nuk mund të jesh…”, tha Berisha.

Janë katër pika që u parashtrohen delegatëve për diskutim:  

1) Miratimi i ndryshimeve statutore për rivendosjen e demokracisë në vendimmarrjen në forumet e PD-së. Analiza e qëndrimeve të kryetarit Basha ndaj parimeve themelore të normave të statutit dhe ndaj forumeve të PD-së;

2) Vendimmarrje sipas ndryshimeve statutore të propozuara dhe thirrja e referendumit të anëtarëve të PD-së për të miratuar vendimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së;

3) Përcaktimi i aksionit opozitar të PD-së;

4) Të ndryshme


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë