Politike

Besiana Kadare lirohet nga detyra si ambasadore në OKB, në listë edhe tre ambasadorë të tjerë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar disa lirime të ambasadorëve jashtë vendit me propozim të kryeministrit Edi Rama.

Në listën e të liruarve është edhe vajza e shkrimtarit Ismail Kadare, Besiana, e cila jo zyrtarisht thuhet se do të rikthehet ambasadore pranë UNESCO aty ku ka qenë më herët.  

Më dekret të Presidentit, Besiana Kadare, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, dhe asaj në Republikën e Kubës.

Në listë janë edhe emrat e Arian Spasse, i cili u lirua nga detyra e Ambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Hungarisë, Albana Dautllari, nga detyra e Ambasadorit në Misionin e Përhershëm  pranë Këshillit të Evropës në Strasburg, dhe Ferit Hoxha nga detyra e Ambasadorit pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë