Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar disa lirime të ambasadorëve jashtë vendit me propozim të kryeministrit Edi Rama.
Në listën e të liruarve është edhe vajza e shkrimtarit Ismail Kadare, Besiana, e cila jo zyrtarisht thuhet se do të rikthehet ambasadore pranë UNESCO aty ku ka qenë më herët.
Më dekret të Presidentit, Besiana Kadare, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, dhe asaj në Republikën e Kubës.
Në listë janë edhe emrat e Arian Spasse, i cili u lirua nga detyra e Ambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Hungarisë, Albana Dautllari, nga detyra e Ambasadorit në Misionin e Përhershëm pranë Këshillit të Evropës në Strasburg, dhe Ferit Hoxha nga detyra e Ambasadorit pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje