Politike

“Berisha Non Grata”, Kim: Askush s’mund të bëjë ndërmjetësin, faktet janë të pamohueshme

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka shpërndarë në llogarinë e saj në Twitter Memorandumin mbi Luftën Kundër Korrupsionit si Interes kryesor i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke përcjellë një mesazh qartazi për Sali Berishën që është shpallur “non grata” dhe pretendimeve të tij, ambasadorja Kim thekson ndër radhë se përcaktimi në këtë dokument nuk i nënshtrohet negociimit apo të bëjë ndërmjetësin, pasi faktet janë të pamohueshme.  

“7031 (c) përcaktimi nuk i nënshtrohet “negocimit” dhe askush nuk duhet të pretendojë të jetë “ndërmjetës”. Të caktuar mund të fajësojnë komplotet, por faktet janë të pamohueshme. Presidenti Biden e ka bërë të qartë se do të kërkojë llogari nga ata që përfshihen në korrupsion”, veçon ambasadorja Kim


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë