Politike

Meta uron Berishën për ditëlindje: Gëzuar 77 vjetorin, të përkon me numrin e përsosmërisë

Sali Berisha mbushi të premten 77 vjeç. Urimi për të publik nuk ka ardhur nga PD-ja por nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.  

“Sot e urova përzemërsisht Prof. Dr. Sali Berishën me rastin e 77-vjetorit të lindjes!

Për më tepër, që numri 77 sipas Biblës është edhe simbol i përsosmërisë!”, shkruan me superlativa Meta.

Vetë Berisha në një postim në faqen e tij në Facebook, thotë se ky vit është i veçantë për të, pasi e gjen me një mision të ri për PD-në.   

“Miq, sot jam 77 herë i lumtur sepse kjo ditëlindje më gjen:

Më të motivuar se kurrë në mbrojtjen e të vërtetave që unë besoj dhe,

Në një mision të ri, jetik dhe vendimtar për fatin e Partisë Demokratike dhe demokracisë në Shqipëri!

Mirënjohje të pakufishme të Gjithfuqishmit, familjes time, miqve dhe mbështetësve të mi në Shqipëri dhe kudo që janë, të cilët me besimin dhe mbështetjen e tyre bëjnë të mundur të përmbushim së bashku këtë mision! Lavdi Zotit!”, shkruan Berisha


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë