Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Kuvend për ngritjen e komisionit për Reformën Zgjedhore. Kërkesa është firmosur nga 10 deputetë demokratë.
Që në fillim të kërkesës deputetët demokratë nënvizojnë se zgjedhjet e 25 Prillit ishin “masakër zgjedhore’ dhe se gjatë këtij procesi kjo forcë politike ka konstatuar 5 tipologji shkeljesh që sipas saj minuan zgjedhjet, duke filluar nga shitblerja e votës e deri tek ndalimi i emigrantëve për të votuar.
Sipas PD-së, komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore ka për detyrë hartimin e ndryshimeve kushtetuese dhe kuadrit ligjor zgjedhor
për trajtimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për këto zgjedhje por edhe ato të mërparshmet.
PD kërkon që komisioni të ketë një anëtarësi të barabartë mes shumicës dhe pakicës dhe afat 6-mujor nga data e miratimit të këtij vendimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje