Politike

PD, kërkesë në Kuvend për ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore

Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Kuvend për ngritjen e komisionit për Reformën Zgjedhore. Kërkesa është firmosur nga 10 deputetë demokratë.

Që në fillim të kërkesës deputetët demokratë nënvizojnë se zgjedhjet e 25 Prillit ishin “masakër zgjedhore’ dhe se gjatë këtij procesi kjo forcë politike ka konstatuar 5 tipologji shkeljesh që sipas saj minuan zgjedhjet, duke filluar nga shitblerja e votës e deri tek ndalimi i emigrantëve për të votuar.

Sipas PD-së, komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore  ka për detyrë hartimin e ndryshimeve kushtetuese dhe kuadrit ligjor zgjedhor   

për trajtimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për këto zgjedhje por edhe ato të mërparshmet.

PD kërkon që komisioni të ketë një anëtarësi të barabartë mes shumicës dhe pakicës dhe afat  6-mujor nga data e miratimit të këtij vendimi. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë