Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka shprehur mbështetjen e SHBA-së për procesin e integrimit europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Përmes një postimi në Twitter, diplomatja amerikane përcjell gjithashtu mbështetje për nismën “Ballkani i Hapur” e cila sipas saj, duhet të përfshijë të 6 vendet e këtij rajoni.
“Angazhimi i SHBA ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë, përfshirë mbështetjen për hapjen e negociatave nga BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përpara fundit të 2021. SHBA gjithashtu mbështesin ‘Ballkanin e Hapur’ (e cila duhet të jetë e hapur për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor) & nisma të tjera që nxisin integrimin rajonal”, shkruan Kim.
“Angazhimi i 🇺🇸 ndaj BP mbetet i fortë, përfshirë mbështetjen për hapjen e negociatave 🇪🇺 për 🇦🇱&🇲🇰 përpara fundit të 2021. 🇺🇸 gjithashtu mbështesin Open Balkans (e cila duhet të jetë e hapur për të 6 vendet e BP) & nisma të tjera që nxisin integrimin rajonal”. @USAmbAlbania Kim https://t.co/3aza8e929M
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) October 29, 2021
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje