Politike

SHBA mbështet ‘Ballkanin e Hapur’, Kim: Nisma të jetë e hapur për 6 vendet e rajonit

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka shprehur mbështetjen e SHBA-së për procesin e integrimit europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në Twitter, diplomatja amerikane përcjell gjithashtu mbështetje për nismën “Ballkani i Hapur” e cila sipas saj, duhet të përfshijë të 6 vendet e këtij rajoni.

“Angazhimi i SHBA ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë, përfshirë mbështetjen për hapjen e negociatave nga BE  për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përpara fundit të 2021. SHBA gjithashtu mbështesin ‘Ballkanin e Hapur’ (e cila duhet të jetë e hapur për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor) & nisma të tjera që nxisin integrimin rajonal”, shkruan Kim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë