I jashtëzakonshëm boksieri i Kombëtares shqiptare, Alban Beqiri, i cili vazhdon të shkëlqejë në Botërorin e Serbisë. Ai është kualifikuar sot për në gjysmëfinale të Botërorit për kategorinë deri në 75 kilogramë, që do të thotë se medalja e bronzit për Shqipërinë është e sigurt.
Beqiri ka fituar edhe ndeshjen çerekfinale dhe kjo është fitorja e katërt radhazi për të në Beograd. Boksieri kuqezi mundi me rezultatin bindës, 4-1, kundërshtarin jordanez, Zajed Eashash.

Ky është një rezultat historik për Shqipërinë në boks, ku kurrë më parë në një Botëror nuk ka mundur të shkojë në gjysmëfinale. Beqiri është një një formë shumë të mirë, e tregoi edhe sot me një boksim me teknikë të lartë, ndaj dhe mund të surprizojë sërish, duke shkuar në finale.
Flamuri shqiptar vazhdon të valvitet plot krenari në Beograd, falë këtij boksieri që nuk njeh kundërshtar deri tani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje