Sport

Boks/ Beqiri siguron medaljen e bronzit për Shqipërinë, mes 4 më të mirëve në botë

I jashtëzakonshëm boksieri i Kombëtares shqiptare, Alban Beqiri, i cili vazhdon të shkëlqejë në Botërorin e Serbisë. Ai është kualifikuar sot për në gjysmëfinale të Botërorit për kategorinë deri në 75 kilogramë, që do të thotë se medalja e bronzit për Shqipërinë është e sigurt.

Beqiri ka fituar edhe ndeshjen çerekfinale dhe kjo është fitorja e katërt radhazi për të në Beograd. Boksieri kuqezi mundi me rezultatin bindës, 4-1, kundërshtarin jordanez, Zajed Eashash.

Alban Beqiri pas fitores ne nje ndeshje. Gazeta Si, 2 nentor 2021

Ky është një rezultat historik për Shqipërinë në boks, ku kurrë më parë në një Botëror nuk ka mundur të shkojë në gjysmëfinale. Beqiri është një një formë shumë të mirë, e tregoi edhe sot me një boksim me teknikë të lartë, ndaj dhe mund të surprizojë sërish, duke shkuar në finale.

Flamuri shqiptar vazhdon të valvitet plot krenari në Beograd, falë këtij boksieri që nuk njeh kundërshtar deri tani.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë