Sport

Beqiri ndalet në gjysmëfinale, i sjell Shqipërisë medaljen e bronzit nga Serbia

Ëndrra e boksierit Alban Beqiri është ndalur në gjysmëfinalen e Botërorit të Serbisë, ku ai ka pësuar humbjen e parë ndaj rusit Vadim Musaev. Megjithatë, arritja e Beqirit është e jastëzakonshme, ai i ka dhënë Shqipërisë medaljen e parë në historinë e boksit, medaljen e bronzit, që e kishte siguruar me kalimin në gjysmëfinale.

Beqiri humbi me pikë në këtë ndeshje, por duhet theksuar se kishte pësuar dëmtime para saj, që nuk e lanë të bënte paraqitjen e zakonshme në këtë Botëror.

Për të arritur në gjysmëfinale, Alban Beqiri kaloi katër raunde, duke i fituar të gjitha ndeshjet bindshëm me pikë. Boksieri i Kombëtares dhe Tiranës mundi me rezultatin 5-0 kundërshtarët nga Kenia dhe Lituania, si dhe 4-1 kundërshtarët nga Panamaja dhe Jordania.

Kjo ecuri fantastike e Beqirit në Botërorin e Beogradit është edhe një sinjal për ta kthyer vëmendjen nga boksi, ku kushtet stërvitore lënë ende për të dëshiruar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë