A është Partia Demokratike gati për zgjedhjet e pjesshme lokale, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?
Forca më e madhe në opozitë nuk e ka ende një përgjigje.
“E para e punës të presim vendimet dhe zbardhjen e tyre. Padiskutim që atentati anti-demokratik i “30 qershorit” është pjesë e skemës së shkatërrimit të demokracisë nga rrëgjimi në fuqi dhe objektivi kryesor i Partisë Demokratike është të rikthejë Shqipërinë në një vend demokratik nga një regjim autokratik në të cilin është kthyer nën sundimin e Edi Ramës”, tha kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pa u ndalur shumë në këtë cështje.
Basha kërkoi vëmendjen e medias për një tjetër proces që PD-ja do të ndjekë javës që vjen.
”Javën e ardhshme ne do të përparojmë me draftligjin e formuluar prej kohësh, për të përfshirë në kuadrin ligjor anti-mafia, pra në ligjin anti-mafia, edhe nene kundër oligarkisë”, tha Basha
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje