Në takimin me raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabelle Santos, përfaqësuesit e Partisë Demokratike thanë se vendi vuan nga mungesa e sundimit të ligjt dhe se qeveria nxjerr akte autoritariste.
Një nga treguesit, sipas tyre, është shpërfillja e rekomandimit të institucioneve të BE për ligjin e mediave online, të cilin qeveria vazhdon ta risjellë në Kuvend.
Nënkryetarët e PD, Alfred Rushaj dhe Jorida Tabaku njohën raporteren për Shqipërinë në PE me nismat e ndërmarra nga PD, duke nisur me vetingun e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, reformën zgjedhore dhe reformën administrative territoriale. “Të treja nismat janë në shërbim të qytetarëve për të arritur standardet europiane të zgjedhjeve të qeverisjes dhe të shërbimit ndaj qytetarëve”, u shprehën përfaqësuesit e PD.
Gjatë diskutimit, ata argumentuan se vetingu përbën një akt jetik për pastrimin e politikës “nga pjesa e korruptuar dhe e lidhur me krimin e organizuar”.
Nënkryetarët Rushaj dhe Tabaku siguruan përfaqësuesen e Parlamenit Europian se procesi është parashikuar të kryhet sipas propozimeve të Komisionit të Venecias.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje