Politike

“Vettingu, akt për pastrimin e politikës”, deputetët e PD takim me raporteren për Shqipërinë

Në takimin me raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabelle Santos, përfaqësuesit e Partisë Demokratike thanë se vendi vuan nga mungesa e sundimit të ligjt dhe se qeveria nxjerr akte autoritariste.

Një nga treguesit, sipas tyre, është shpërfillja e rekomandimit të institucioneve të BE për ligjin e mediave online, të cilin qeveria vazhdon ta risjellë në Kuvend.

Nënkryetarët e PD, Alfred Rushaj dhe Jorida Tabaku njohën raporteren për Shqipërinë në PE me nismat e ndërmarra nga PD, duke nisur me vetingun e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, reformën zgjedhore dhe reformën administrative territoriale. “Të treja nismat janë në shërbim të qytetarëve për të arritur standardet europiane të zgjedhjeve të qeverisjes dhe të shërbimit ndaj qytetarëve”,  u shprehën përfaqësuesit e PD.

Gjatë diskutimit, ata argumentuan se vetingu përbën një akt jetik për pastrimin e politikës “nga pjesa e korruptuar dhe e lidhur me krimin e organizuar”.

Nënkryetarët Rushaj dhe Tabaku siguruan përfaqësuesen e Parlamenit Europian se procesi është parashikuar të kryhet sipas propozimeve të Komisionit të Venecias.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë