Politike

Shpallja non grata e Berishës, Escobar: Do ketë sanksione ekonomike edhe për ata që i mbështesin

I dërguari special i Presidentit të SHBA, Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur lidhur me sanksionet dhe shpalljen ‘non grata’ të politikanëve në Shqipëri dhe rajon.

Eskobar theksoi se do të ndëshkohen me ‘non grata’ dhe sanksione ekonomike jo vetëm liderët, por edhe kompanitë që i mbështesin.

“Sanksionet zbatohen për individë dhe politikanë që duhet të jenë personalisht të përgjegjshëm. Ne i kemi këto akte të gatshme në tavolinë të shoqëruara me mjete, sanksione ekonomike që mund të vendosen kundër liderëve, por edhe ndaj atyre kompanive që i mbështesin ata”- është shprehur ai.

Në Shqipëri deri më sot janë shpallur 3 politikanë non grata, Sali Berisha, Tom Doshi, Vangjush Dako, si dhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë