Politike

“Munda Ramën për bashkinë e Tiranës”, reagon Erisa Xhixho: Fitove me 23 mijë votat e LSI që kurrë nuk i meritove

Pas deklaratës së Lulzim Bashës se ai mundi Edi Ramën në garën për kreun e Bashkisë, ka reaguar edhe deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho, duke kujtuar me thumb se Basha fitoi në sajë të votave të LSI

“Tre çelësat e fitores të z.Basha në Bashkinë e Tiranës në 2011:

1-23 mijë votat e LSI për ty që kurrë si meritove.

2-1500 votat që Hysni Milloshi ia hoqi Edi Ramës si aleat i LSI dhe i regjistruar prej saj.

3-50 votat që t’i mbrojti Arben Ristani si Kryetar i KQZ”, shkruan ajo në Facebook.

Marrëdhëniet mes PD-së dhe LSI-së janë ftohur prej kohësh ndërsa patën një shkëndijë konflikti pas deklaratës së Gazment Bardhit se PD-ja i kishte ofruar LSI-së 15 deputet me qëllim që të dilnin në një liste të vetme në zgjedhje, porse ish-partia aleate e kishte refuzuar.

Deklarata e Bardhit u kundërshtua në bllok nga LSI.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë