Politike

Kryesia e PD, Paloka propozon: Secila nga palët të zgjedhë nga një të besuar, të ulen të verifikojnë firmat

Pak orë para fillimit të mbledhjes së  Kryesisë së PD-së ku sipas të gjitha gjasave nuk do të njihen firmat e delegatëve për Kuvendin, Edi Paloka, kryetar i Këshillit Kombëtar tek i cili janë depozituar edhe firmat nga njëra palë, ka hedhur një propozim konkret, që paraprakisht ai e ka diskutuar edhe me strukturën zyrtare dhe ata që sot mbështesin Berishën, pas një takimi që ky i fundit ka zhvilluar me disa deputetë

“Do i propozoja dhe i kam propozuar palëve një zgjidhje që të ishte shteruese dhe të hiqte çdo dyshim që ka mes palëve. Statuti nuk parashikon asnjë procedurë.

Unë do i propozoja palëve të caktonin nga një person që mund të ishin për njërën palë personi që merret me zgjedhjet, Ivi Kaso, e nga ana tjetër mund të ishte Ervin Minarolli që merret me organizimin.

Unë po bëj një propozim, që palët të eliminojnë hijet e dyshimit. Të dyja palët mund të caktojnë nga një njeri të besuar. Të ecim me këtë proces pa vazhduar me sulme, dyshime që vetëm dëmtojnë PD. Unë thash meqë gjendem në këtë pozicion, mes të dyja palëve propozoj zgjidhje. Nëse palët nuk pranojnë, i bie që nuk duan zgjidhje.

Më duket propozim i arsyeshëm për hijet e dyshimit që janë mes palëve. Le të vijnë të ulen nga një përfaqësues të marrin fletët dhe të verifikojnë. Nëse thonë nuk duam, i bie që nuk duan. Nëse janë mbledhur 4.200 firma të delegatëve dhe thuhet nuk e njoh Kuvendin, këtu nuk ka fjalë për komente. Sapo e deklarova që ky është propozimi që unë po bëj dhe e kam diskutuar me palët. Të dy palët të caktojnë nga një person të besueshëm të tyre.

Kështu do të mbyllej kjo histori. Jemi në kushtet e palëve…”, tha Paloka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë