Politike

‘Një parti, një Kuvend’, Basha me kryetarët e degëve për Kuvendin e 18 dhjetorit

Pas thirrjes së Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor, kryetari i PD-së, Lulzim Basha mbledh në një takim kryetarët e 71 degëve.

“Kolegji i kryetareve pritet të ketë në qendër të diskutimeve çështje që lidhen me organizimin e Kuvendit Kombëtar të PD në 18 Dhjetor. Kjo është data që u vendos me 2/3 e votave të kryesisë së PD. Thirrja e Kuvendit Kombëtar u propozua nga kryetari Basha, pas refuzimit të mbështetësve të zotit Berisha për të verifikuar sipas statutit firmat e mbledhura prej tyre për thirrjen e Kuvendit.

Basha është treguar i vendosur në qëndrimin e tij për të mos njohur ato që i quajti ‘struktura paralele’. Motoja e Bashës për 18 dhjetorin është: ‘1 Parti, 1 Kuvend”, thuhet në njoftimin zyrtar të PD-së.

Kryesia e PD-së votoi me 26 vota pro mbajtjen e Kuvendit me 18 dhjetor duke mos njohur atë të 11 dhjetorit të thirrur nga Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë