Politike

Tabaku: Ka vetëm një Kuvend në dhjetor, ai i thirrur nga Basha

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha se do të ketë vetëm një Kuvend Kombëtar në dhjetor, ai i miratuar më shumicë votash nga kryesia e PD.  

“Ka qartazi një vendim të kryesisë për 18 dhjetorin. Kemi pasur një mbledhje të gjatë të kryesisë, prej 6 orësh, patëm shumë ide. Ndihem krenare kur diskutohet në një ambient me mendime të ndryshme. Por në fund u vendos që data e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të jetë 18 dhjetori. Çdo parti perëndimore, ka disa rregulla të funksionimit që është statuti i partisë. Aty pati diskutime edhe brenda propozimit të datës 18, të shtohen në rendin e ditës të gjitha çështjet që kërkonin anëtarët e kryesisë. Por njëkohësisht edhe për të diskutuar momentin që po kalon PD”, tha ajo

Po pse Basha vendosi mbledhjen një Kuvendi një jave pas asaj të lajmëruar nga Berisha?

“PD ka qenë duke pritur firmat, për të ndjekur procesin zyrtarë, ligjor, të rregullt. Me aq sa kam parë formularët, nuk shprehet vullneti për një datë, ata duan të mblidhet Kuvendi e ne kemi vendosur 18 dhjetor. Për të kaluar këtë situatë thërrasim të gjithë demokratët. Një vendim kryesie është i drejtë për të gjithë…”, tha ajo


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë