Pak ditë më parë, nënkryetarja e PD-së, Grida Duma i kërkoi Sali Berishës që të udhëzonte mbështetësit e tij që të mos linçonin më në rrjetet sociale apo edhe në takime përmes Foltore njerëzit që sot ishin rreshtuar në kahun tjetër përfshi edhe atë.
Duma ishte i vetmi zë publik ndërkohë që linçimet, kritikat, akuzat mes palëve kryesisht përmes komentesh në Facebook kanë nisur prej kohësh.
Fatbardh Kadillli e ka një koment për këtë situatë.
“Lëshojini karriget nëse nuk duroni dot komentet e demokratëve
Drejtuesit më të lartë të PD-së kanë ditë që po ankohen e po qajnë se janë ofenduar nga komentet e demokratëve në rrjetet sociale.
Duket se nuk kuptojnë një fakt të thjeshtë: demokratët nuk i duan më! Demokratët duan t’i heqin! Demokratët janë ngopur dhe nuk tolerojnë dot më ata që vetëm dështojnë dhe humbasin!
Janë demokratët të ofenduar me këta drejtues që i tallin demokratët me idiotizma të tipit nuk i lëshojmë karriget se ato u duhen për të “mbrojtur sakrificat e demokratët”.
Demokratët nuk janë budallenj, ata e njohin paaftësitë e tyre, e shohin luksin e tyre që nuk ka ardhur nga lufta kundër Edi Ramës!
Po nëse nuk i durojnë dot komentet dhe kritikat e demokratëve, e kanë të thjeshtë të shpëtojnë: të lëshojnë karriget dhe të vazhdojnë jetën e tyre. Demokratët nuk kanë nevojë për ta”, shkruan Kadilli në Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje