Politike

Debati në rrjetet sociale, Kadilli: Lëshojini karriget nëse nuk duroni dot komentet e demokratëve

Pak ditë më parë, nënkryetarja e PD-së, Grida Duma i kërkoi Sali Berishës që të udhëzonte mbështetësit e tij që të  mos linçonin më në rrjetet sociale apo edhe në takime përmes Foltore njerëzit që sot ishin rreshtuar në kahun tjetër përfshi edhe atë.

Duma ishte i vetmi zë publik ndërkohë që linçimet, kritikat, akuzat mes palëve kryesisht përmes komentesh në Facebook kanë nisur prej kohësh.

 Fatbardh Kadillli e ka një koment për këtë situatë.

“Lëshojini karriget nëse nuk duroni dot komentet e demokratëve

Drejtuesit më të lartë të PD-së kanë ditë që po ankohen e po qajnë se janë ofenduar nga komentet e demokratëve në rrjetet sociale.

Duket se nuk kuptojnë një fakt të thjeshtë: demokratët nuk i duan më! Demokratët duan t’i heqin! Demokratët janë ngopur dhe nuk tolerojnë dot më ata që vetëm dështojnë dhe humbasin!

Janë demokratët të ofenduar me këta drejtues që i tallin demokratët me idiotizma të tipit nuk i lëshojmë karriget se ato u duhen për të “mbrojtur sakrificat e demokratët”.

Demokratët nuk janë budallenj, ata e njohin paaftësitë e tyre, e shohin luksin e tyre që nuk ka ardhur nga lufta kundër Edi Ramës!

Po nëse nuk i durojnë dot komentet dhe kritikat e demokratëve, e kanë të thjeshtë të shpëtojnë: të lëshojnë karriget dhe të vazhdojnë jetën e tyre. Demokratët nuk kanë nevojë për ta”, shkruan Kadilli në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë