Politike

Basha premton përballje frontale me korrupsionin: Po mbyt të ardhmen e shqiptarëve

Lulzim Basha ka sjellë të dhënat e publikuara nga Zyra Europiane e Azilit për të deklaruar se shqiptarët vazhdojnë të jenë ndër popujt e parë në rajon dhe botë që duan të braktisin vendin e tyre.

Basha thotë se arsyeja e kësaj është korrupsioni i qeverisë “Rama” dhe se zgjedhjet e 25 prillit nuk zgjidhën gjë.

“Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët”, shkruan kreu i PD.

Si zgjidhje, Lulzim Basha thotë se ka vetëm një rrugë.

“Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, që ka shkërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e Shqipërisë duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare”, thotë ai.

Të dhënat e Zyrës Europiane të Azilit tregojnë një rritje të fortë të kërkesave për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e BE-së gjatë muajit gusht, duke tejkaluar edhe të dhënat e para pandemisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë