Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Bullgarisë t’i japë zgjidhje çështjes së vetos që ka vendosur për negociatat e anëtarësimit për Maqedoninë, e cila është bërë pengese edhe për Shqipërinë deri në fund të vitit.
“Bullgaria duhet të arrijë një zgjidhje përfundimtare për marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut në mënyrë që kjo e fundit së bashku me Shqipërinë të fillojnë bisedimet e anëtarësimit në BE para fundit të vitit”, kështu thuhet në letrën e dy anëtarë të Komitetit të Politikës së Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Claudia Teni dhe William Keating drejtuar ambasadorit të Sofjes në Uashington, Tihomir Stojçev.
Anëtarët e Kongresit kanë shprehur mbështetje të fortë për integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, ndonëse është një rajon kompleks dhe dinamik.
“Në të njëjtën kohë, anëtarët e Kongresit kanë pranuar se megjithëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë përmbushur kërkesat për të filluar bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Europian, mbetet një mosmarrëveshje midis vendit tuaj dhe Maqedonisë së Veriut që po e pengon atë dhe Shqipërinë dhe të fillojnë bisedimet”, thuhej më tej në dokument.
Përfaqësuesit e SHBA i janë drejtuar Ambasadorit duke i thënë se vonesa e vazhdueshme e përparimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian ka vënë në dyshim angazhimet e marra nga liderët perëndimorë, duke hapur një derë për ndikimet politike anti-perëndimore në të gjithë rajonin, veçanërisht ato nga Kina dhe Rusia. “Ne besojmë se anëtarësimi eventual në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është kritik për paqen dhe stabilitetin afatgjatë brenda rajonit të Ballkanit dhe për të gjithë komunitetin transatlantik.”
Burimi: Dnevnik/ Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje