Politike

Shirat në vend, Braçe: Qeveria të marrë masa efektive ndaj ndryshimeve të klimës

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka kërkuar që qeveria të marrë masa ndaj situatës së shirave në vend.   

“Lumi Shkumbin po del nga shtrati në Çermë të Sipërme dhe në të gjitha çermat buzë tij!

Të shtunë, Shkumbini ishte 5 metra poshtë, në shtrat;

E hënë, tani, po del nga shtrati! Gjithçka prej prurjeve të mëdha të tij në pjesën e sipërme, Librazhd, Elbasan.

Dy gjëra kam;

E para për banorët: Largohuni ju dhe çdo mjet, gjithashtu bagëti nga toka prej buzës së lumit deri në argjinature; qëndrimi përbën  rrezik!

E dyta, për Qeverinë;

Duhet të përgjigjemi sot me masa efektive ndaj ndryshimeve të klimës, veçanërisht në mbrojtje lumore, argjinatura, lënë përgjysmë apo dëmtuar gjatë kohës

Halli nisi sot dhe do jetë alarm permanent për 6 muajt në vijim!” shkruan Braçe


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë