Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka kërkuar që qeveria të marrë masa ndaj situatës së shirave në vend.
“Lumi Shkumbin po del nga shtrati në Çermë të Sipërme dhe në të gjitha çermat buzë tij!
Të shtunë, Shkumbini ishte 5 metra poshtë, në shtrat;
E hënë, tani, po del nga shtrati! Gjithçka prej prurjeve të mëdha të tij në pjesën e sipërme, Librazhd, Elbasan.
Dy gjëra kam;
E para për banorët: Largohuni ju dhe çdo mjet, gjithashtu bagëti nga toka prej buzës së lumit deri në argjinature; qëndrimi përbën rrezik!
E dyta, për Qeverinë;
Duhet të përgjigjemi sot me masa efektive ndaj ndryshimeve të klimës, veçanërisht në mbrojtje lumore, argjinatura, lënë përgjysmë apo dëmtuar gjatë kohës
Halli nisi sot dhe do jetë alarm permanent për 6 muajt në vijim!” shkruan Braçe
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)






Lini një Përgjigje